VIDEO/ Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Nuk flet për mediat

24/09/2026 14:25

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni sapo ka dalë nga GJKKO pas 2 orësh e 20 minutash.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Hysenit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet e SPAK, por ka refuzuar të flasë.

Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa më herët është caktuar masa “arrest me burg” për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin.

Top Channel