Roerdi surprizon jurinë! Kërcen jo me një, por me tre balerina, performancë elektrizuese në “Dancing With The Sars”

20/10/2023 23:57

Roerdi dhe partnerja e tij Ensa elekrizuan skenën e “Dancing With The Stars” me një pasodoble nga kolona zanore e filmit Piratët e Karaibeve.

Aktori i surprizoi të gjithë, ndërsa nuk kërceu vetëm me partneren e tij, por edhe me dy balerina të tjera gjatë koreografisë.

Roerd: Kisha më shumë përgjegjësi, doja të bënim diçka të bukur sot.

Valbona: Jam e surprizuar sot

Lori: Ke nxjerrë më të mirën tënde, postura më ka pëlqyer shumë.

Iliri: Sonte ishe super, në pasodoble, jo të gjitha hapat janë të vogla, pozat i mban shumë mirë.

Olta: Ti je rasti konkret që je fjalë pak e punë shumë, të shkonte shumë.

Roerdi dhe Ensa morën 29 pikë për këtë natë. Për të gjithë fansat e tij mund të votoni me kodin VIP 8.

Mund të votohet nga Shqipëria dhe Kosova duke dërguar me mesazh në numrat përkatësisht 56666 dhe 55099 kodin e konkurrentit tuaj të preferuar.

Dhe mos harroni, mund të votoni nga e gjithë bota në voto.top-channel.tv.

Gjithçka mund të ndryshojë në fund të kësaj mbrëmjeje, sepse pikëve të jurisë do t’u shtohen edhe votat e publikut, ndaj votoni për çiftin tuaj të preferuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA