Bankieri humbet padinë pas shkarkimit nga puna prej drekës me ‘dy sanduiçë e dy pjata makarona’ (fotot)

16/10/2023 16:31

Grupi Citibank ka fituar sot një padi në lidhje me shkarkimin e një punonjësi që pretendonte shpenzimet për kafen dhe sanduiçin e drekës si për vete dhe për partneren e tij.

Szabolcs Fekete akuzonte bankën londineze për shkarkim të padrejtë kur e larguan nga detyra për shkelje të rregullores.

Zoti Fekete fillimisht pretendonte se kishte i konsumuar ai vetë dy sanduiçë, dy kafe dhe dy pjata makarona, gjatë një udhëtimi pune në Amsterdam.

Por më vonë u mësua se ai u kishte qenë me partneren e tij dhe se kishte paguar për të me fondet e dietës së punës.

Fekete, i cili punonte prej shtatë vitesh Citi si specialist krimi financiar, udhëtoi për punë në Amsterdam nga 3 deri në 5 korrik të vitit të shkuar.

Pas kthimit në Londër ai plotësoi formularin e shpenzimeve të ushqimit që mbulohej nga dieta prej €100 në ditë që i lejohej.

Por polemika lindën për mënyrën dhe masën e ushqimit e pijeve të konsumuara.

Në email-et me gjykatën Fekete mes të tjerash shkruante: “Isha në udhëtim biznesi vetëm … dhe piva dy kafe pasi ishin shumë të vogla.”

Më tej ai shtonte: “Atë ditë nuk hëngra mëngjes po piva vetëm një kafe, për drekë mora një sanduiç, një pije dhe një kafe në restorant, po ashtu dhe pasdite”.

Fekete i kishte shkruar më herët punëdhënësve të tij Citi: “Të gjitha shpenzimet ishin brenda dietës time ditore prej €100. Më saktësoni çfarë shqetësimi keni që më kërkoni të justifikoj kështu zakonet e mia të ngrënies?”

Banka kishte qartësuar se nuk ishte fjala për shumën e shpenzuar por për shkeljen e rregullit se udhëtimet e udhëtimet apo udhëtimi i bashkëshortëve nuk është i rimbursueshëm.

Citi më pas përshkallëzoi çështjen duke përfshirë zyrën e brendshme të sigurisë dhe hetimit, të cilët edhe ata hidhnin dyshime nëse Fekete kishte ngrënë makaronat dhe ‘bolognaise’ me gruan e tij partner, të cilës ai iu përgjigj “jo”.

Bankieri më vonë pranoi pretendimin duke thënë se kishte ‘vështirësi personale pas vdekjes së gjyshes’.

Por rrjedhimisht atij iu dha masa e shkarkimit dhe Fekete çoi bankën Citi në gjyq për shkarkim të padrejtë.

Në gjykimin e raportuar fillimisht nga Financial Times, gjykatësi i punësimit Illing vendosi në favor të Citi.

Ai tha: “Edhe unë mendoj se çeshtja nuk ka të bëjë me shumën e përfshirë, por me plotësimin e pretendimeve të shpenzimeve nga punonjësi.

“Ai nuk bëri një pasqyrim të sinqertë në mundësinë e parë dhe nuk iu përgjigj pyetjeve drejpërdrejt, edhe pse ishte punësuar në një pozicion me besim në kompaninë financiare”.

Një zëdhënës i bankës Citi tha se “jemi të kënaqur me vendimin.”

FOTO GALERI
1/3
Grupi Citibank ka fituar sot një padi në lidhje me shkarkimin e një punonjësi që pretendonte shpenzimet për kafen dhe sanduiçin e drekës si për vete dhe për partneren

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA