Bullgaria, kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e së martës në “Air Albania” (18:00, SuperSport 2), u mposht sot në Sofje.

Kombëtarja bullgare humbi 0-2 kundër Lituanisë, duke u renditur e vetme në vendin e fundit në grupin G të eliminatoreve të Euro 2024.

Vendasit mbetën me dhjetë futbollistë pas të kuqit të Andrian Kraev (42’). Me sulmuesin e Levskit që la shokët në inferioritet numerik pas dy të verdhave.

Litanezët përfituan dhe kaluan në avantazh tri minuta më pas. Me anë të Pijus Sirvys. 25-vjeçari realizoi me kokë edhe golin e dytë personal në minutën e 55’.

Në avantazh të dyfishtë dhe në superiotet numerik, Lituania menaxhoi minutat e mbetura dhe siguroi fitoren e parë në grup. Duke u ngjitur në kuotën e 5 pikëve.

Ndërkohë që bullgarët mbeten me dy pikë. Fitorja e fundit në ndeshje zyrtare është regjistruar në shtatorin e vitit të kaluar. 0-1 kundër Maqedonisë së Veriut, takim i vlefshëm për Nations League.

Grupi C kryesohet nga Hungaria dhe Serbia, që do të ndeshjen mes tyre sonte në “Puskas Arena” të Budapest. Përballja do të transmetohet live në SuperSport 4 (20:45).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA