E pabesueshme çfarë tha Amorim! Zgjedh shembullin më të gabuar të mundshëm në përvjetorin e 11 Shtatorit

11/09/2026 23:11

Ruben Amorim ka rënë pre e një gaffe të pazakontë që po bën me shpejtësi xhiron e rrjeteve sociale.

Gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës kundër Lazios, tekniku kuqezi ka zgjedhur ndoshta analogjinë më të gabuar të mundshme, veçanërisht duke marrë parasysh se kjo ndodhi fiks në 25-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Teksa po përpiqej t’u shpjegonte gazetarëve se si skuadra duhet të nxjerrë mësime nga situata të ndryshme, portugezi u shpreh:“Është si në çdo seancë stërvitore, pres që lojtarët e mi ta kuptojnë. Është njëlloj si kur ndodh një aksident ajror dhe ti mëson…”

Kliko këtu për të parë videon e gafës

Por, sapo i dolën këto fjalë nga goja, Amorim e kuptoi menjëherë lidhjen e hidhur me datën e sotme. I sikletosur dhe duke u ndalur menjëherë, ai u mundua ta korrigjonte situatën: “Jo, mbase ky nuk është shembulli më i mirë… por në rregull, besoj e kuptuat se çfarë doja të thoja.” Pavarësisht reagimit të shpejtë dhe vetëkorrigjimit, videoja e atij momenti nuk u ka shpëtuar përdoruesve në internet dhe tashmë është një nga momentet më të klikuara të ditës.

Top Channel