E pabesueshme çfarë tha Amorim! Zgjedh shembullin më të gabuar të mundshëm në përvjetorin e 11 Shtatorit
Kylian Mbappé ka thyer heshtjen në një intervistë të bujshme të dhënë këtë javë për prestigjiozet franceze “L’Equipe” dhe “France Football”.
Ylli francez ka folur hapur për ambiciet e tij për Topin e Artë, krahasimet me Lionel Messin, akuzat për egoizëm dhe kritikat e vazhdueshme mbi kontributin e tij në fazën mbrojtëse.
Fokusi te Topi i Artë dhe “thumbat” për sistemin Përtej çdo modestie, Mbappé u shpreh i bindur se e meriton trofeun më të rëndësishëm individual për këtë vit. Sipas sulmuesit, asnjë futbollist tjetër nuk ka regjistruar një sezon më të mirë se ai, duke e parë veten si favoritin absolut. Megjithatë, ai nuk hezitoi të hedhë hije dyshimi mbi mënyrën e votimit. Mbappé theksoi se historikisht, çmimi shpesh i ka shkuar lojtarit të skuadrës më të suksesshme, dhe jo domosdoshmërisht futbollistit më të mirë në botë. I pyetur për mundësinë e mbylljes së karrierës pa fituar Champions League apo Topin e Artë, ai u përgjigj shkurt dhe qartë: “Fitohet në fushë, jo me fjalë”, duke lënë të kuptohet se fokusi i tij mbetet te loja dhe jo te votat e panelit.
Përgjigjja ndaj akuzave për egoizëm Etiketat si një lojtar individualist u hodhën poshtë me forcë nga francezi. Si argumentin kryesor mbrojtës, ai kujtoi faktin se mban rekordin absolut të asisteve në historinë e kombëtares së Francës, një statistikë që sipas tij zhvlerëson çdo aludim për egoizëm në fushën e lojës.
Krahasimi me Messin dhe e ardhmja I pyetur nëse e sheh veten në fushën e blertë deri në moshën 39-vjeçare ashtu si Lionel Messi, Mbappé u përgjigj me humor se do të luante “deri në 100 vjeç nëse do të ishte e nevojshme”. Megjithatë, ai e bëri të qartë ndryshimin mes të dyve: “Unë e konsideroj veten një lojtar ndryshe, por Messi është unik mes të tjerëve. Messi është Messi.”
Kritikat për mungesën e presingut Lidhur me debatin e përhershëm për mungesën e tij në fazën mbrojtëse dhe presing, Mbappé e konsideroi këtë qasje si diçka thellësisht njerëzore. Sipas tij, kur një futbollist qëndron “pranë ekselencës” për shumë vite, opinioni publik dhe mediat fillojnë të fokusohen vetëm tek elementet ku ai nuk shkëlqen, duke lënë në hije golat dhe arritjet e jashtëzakonshme.
Top Channel