Franca luan ndaj Belgjikës në Nations League, Zidane paralajmëron për ndryshime në formacion
Një ndeshje plot emocione, raste dhe episode që në fund nuk ka prodhuar fitues. Sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 4-t të “Abissnet Superiore”, është mbyllur në barazim 1-1 në Korçë, me të dyja skuadrat që ndajnë nga një pikë.
Dueli nisi me ritëm të lartë që në shkelmimin e topit të parë. Vetëm në minutën e 4-t, arbitri Koçi akordoi një 11-metërsh në favor të bardhebluve. Megjithatë, pasi u thirr nga dhoma e VAR-it për të rishikuar pamjet në monitor, kryesori ndryshoi mendje duke anuluar vendimin e tij. Pavarësisht këtij episodi, Tirana gjeti avantazhin në minutën e 18-të me anë të një aksioni vrastar të finalizuar nga Ndong, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 0-1.
Kliko këtu për të parë golin e Tiranës
Fraksioni i dytë i lojës foli me një tjetër gjuhë, me vendasit që u hodhën menjëherë në sulm. Skënderbeu dha sinjalin e parë që në minutën e 47-të me një goditje të fortë dënimi që iu afrua golit. Këmbëngulja e korçarëve u shpërblye në minutën e 73-të, kur Musa arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën.
Situata u vështirësua edhe më shumë për kryeqytetasit në minutën e 82-të, kur Colley u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Tiranën me 10 lojtarë në fushë. Vendasit shfrytëzuan superioritetin numerik për të kërkuar fitoren dhe në minutat e fundit fati ishte me miqtë: një super goditje nga Bismark në minutën e 89-të u ndal vetëm nga shtylla. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në vërshëllimën përfundimtare, duke vulosur një barazim 1-1 tepër të luftuar.
Top Channel