Barcelona kërkon vazhdimësinë, Flick paralajmëron lojtarët: Duhet ta tregojmë në çdo ndeshje
Debutimi pozitiv në rikthimin e tij në Ligën e Kampioneve ku nuk merrte pjesë prej dy vitesh duke mposhtur Sabah 4-0 i ka dhënë krahë Manchester United që pasditen e kësaj të diele në Old Trafford pret në derbin e qytetit, Manchester City që vjen me 9 pikë të plota pas 3 javëve të para të Premier League.
Trajneri i Djajve të Kuq, Michael Carrick që në sezonin e kaluar kur ishte teknik i përkohshëm, arriti të fitone 2-0 ndaj Citizens të drejtuar nga Pep Guardiola me golat e Mbeumo dhe Dorgu, e kujtoi atë ndeshje duke dhënë edhe një paralajmërin se ai sukses nuk e garanton se skuadra e tij do të marrë një tjetër fitore ndaj rivalëve historik.
‘Nuk duhet që në asnjë mënyrë të bëjmë fakt të kryer se si fituam vitin e kaluar do të mund të përsërisim të njëjtën gjë dhe se gjithçka do të shkojë njësoj-tha Carrick në prag të kësaj ndeshjeje-i kuptoj pritshmëritë. Por në atë kohë gjithçka ishte e re, realisht nuk e dinim se ç’drejtim do të merrnin gjërat. Futbollistët, unë vetë dhe stafi teknik e media prisnim të shihnim se si do të evoluonin gjërat dhe pati një ndryshim shumë të shpejtë’.
Pas një fillimi jo të rregullt të kampionatit me 1 fitore, një barazim dhe një humbje në 3 ndeshjet e para, një hap tjetër fals mund të thellojë në 8 pikë diferencën me rivalët e qytetit të cilët përveçse i kanë fituar të gjitha ndeshjet në kampionat edhe Ligën e Kampioneve e nisën me një fitore në transfertë ndaj Portos. Trajneri 45 vjeçar është i ndërgjegjshëm për këtë dhe shtoi se sfida e së dielës është e rëndësishme dhe se në lojë ka shumë gjëra.
Top Channel