Do të jetë Marco Bezzecchi ai që do të niset nga pole position në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP, në Misano Adriatico. Piloti i Aprilias zhvilloi kualifikuese perfekte duke qenë shumë më i shpejtë se rivalët e tij teksa e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 29 sekonda e 982 të mijtat

Nuk kishte çfarë të bënte më shumë kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez që u mjaftua me vendin e dytë me 198 të mijtat më shumë se Bezzecchi, ndërkohë që plotëson vijën e parë të startit, spanjolli tjetër Fermin Aldeguer me 368 të mijtat më shumë se italiani.

Nuk shkoi më shumë se vendi i katërt në këto kualifikuese, Fabio Di Giannantonio që la pas kryesuesin aktual të Botërorit, Jorge Martin në të pestin me spanjollin që ndiqet nga Luca Marini dhe Acosta. Në dhjetëshen më të mirë të provave kualifikuese u përfshinë edhe Morbidelli, Alex Marquez( që u rrëzua në çastet e fundit) dhe Raul Fernandez.

Francesco Bagnaia zhgënjeu totalisht në këto kualifikuese me pilotin italian të Ducatit që do të niset nga vendi i 14 pasi u eliminua në sesionin e parë të provave.

Top Channel