Te mbiemri i tij është forca që në fushë përkthehen në konkretizim dhe besueshmëri; nuk mund të ndodhë ndryshe për dikë që quhet John Stones, një mbiemër që evokon soliditet si një shkëmb. Më mirë të lihet në origjian, në versionin britanik gjithçka që pason duke përfshirë edhe rolin e mbrojtësit, sepse Stones në atë zonë të fushës di që të tregojë vlerat.

Ka një personalitet të gdhendur në 10 vitet e tij te Manchester Citye dhe në një Premier League që nuk fal.  Ekseperienca e tij te Interi është  dhënë në fushë pa asnjë hezitim; 15 minuta me Monza në ndeshjen e debutimit të tij me fanellën zikaltër, 22 në ndeshjen pasuese  me Cagliarin dhe 45 minuta në ndeshjen ndaj Realit të Madridit në Champions. Në kampionat gjithnjë ka zëvendësuar Akanji, në Champions zëvendësoi Pavard; 82 minuta në total, shifër që do të përditësohet ditën e hënë duke qenë se Stones do të aktivizohet si titullar ndaj Udineses.

Kjo është në fakt ideja e Chivut që po kërkon të bëjë të gjithë repartin mbrojtës sa më solid që të jetë e mundur; paraqitja e Stones në Madrid, po e drejton trajnerin drejt kësaj zgjedhjeje. Mbrojtësi 32 vjeçar hyri në fushën e lojës në Bernabeu me skuadrën e gjendur të disavantazhin e 2 golave dhe duke tentuar të lërë gjurmën e tij; një sjellje e tij në fushë që i pëlqeu Chivut.

Dita e debutimit të tij si titullar është pranë. Me të  në fushë do të jenë Akanji dhe Bastoni për një repart mbrojtjeje që nuk është parë më parë, por që duket se siguron kompaktësi dhe personalitet.

Top Channel