Kuqezinjtë ishin të pandalshëm sonte në Arenën Kombëtare përballë Çekisë, të cilën e mundën me rezultatin 3 me 0.

Seferi shënoi dy gola për Kombëtaren në pjesën e dytë të ndeshjes.

Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën e nëntë, me supergolin e Asanit. Ndërsa një karton i kuq për kundërshtarin la Çekinë me 10 lojtarë.

Shqipëri-Çeki 3-0

73′ Gooooooooool! Shqipëria shënon edhe të tretin, Daku asist perfekt për Seferin që me portën e boshatisur nuk mund të gabojë

50′ Gooooooooooool! Aksion model i Shqipërisë, Asllani, Hysaj, Asani dhe në fund Seferi që shënon brenda zonës kundërshtare

Goli i Seferit

45+4′ Kundërsulm i Shqipërisë, Ramadani bën gjithçka mirë, por në fund pasimi është pak më i fortë seç duhet për Bajramin

38′ Çekia gjen rrugën e rrjetës me Chytil, por arbitri akordon faull me sulmuesin që e prek topin me dorë. Ishte kartoni i dytë i verdhë dhe kështu çekët mbeten me 10 vetë

Chytil merr karton të kuq dhe lë Çekinë me 10 lojtarë

21′ Ramadani pason mjaft bukur për Asanin, por sulmuesi ndalet në fund nga mbrojtësi kundërshtar

18′ Shqipëria niset bukur në kundërsulm, Asani lirohet nga çekët dhe nis Cikalleshin i cili në fund ndalet nga portieri Pavlenka

9′ Gooooooooooool! Sërish Jasir Asani. Sulmuesi lëshon një nga predhat e repertorit të tij dhe çmend stadiumin nuk mungon edhe festa me plis

1′ Çekia kërkon të befasojë që në fillim, Kuchta godet nga distanca, Berisha pret në dy kohë duke evituar edhe një ndërhyrje të Chytil

Formacioni i Shqipërisë:

FOTO GALERI
18/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA