Izraeli është kthyer në një lajm botëror, pas nisjes së sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit. E gjithë politika shqiptare reagoi një ditë më parë, duke dënuar me forcë këto sulme të befasishme.
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamet Veliu, tregon me detaje gjithçka çfarë po ndodh në vendin e saj. Ajo i jep përgjigje një sërë pyetjeve, duke mos nguruar të flasë edhe për rolin e Shërbimit Sekret Izraelit në këtë ngjarje, sikurse ka edhe një kërkesë specifike drejtuar qeverisë shqiptare.
Muhamed Veliu: Shkëlqesi ambasadore. Fillimisht ngushëllime për jetët e humbura nga ky sulm në vendin tuaj. Tashmë Hamas ka marrë përgjegjësinë por a ka aktorë të tjerë të përfshirë?
Ambasadorja Galit Peleg: Më lejoni t’ju them që në fillim se ndryshe nga sulmet e tjera terroriste këtë herë Izraeli është në luftë. Në një luftë me një armik siç është kjo organizatë. Padyshim ata nuk janë të vetëm në këtë. Hamasi është mbështetur financiarisht dhe me teknologji lufte nga Irani. Po ashtu ka marrë financime nga Katari.
Pra nuk janë vetëm. Iranianët janë prezent në kufijtë e Izraelit në Veri dhe në Jug me qëllimin sulmin ndaj Izraelit. Ne kemi prova të mjaftueshme për këtë. Nuk mendoj se ishte e mundur Hamasi ta bënte këtë i vetëm. Kjo nuk do të thotë se ata s’duhet të mbahen përgjegjës.
Muhamed Veliu: Si i keni parë qëndrimet e udhëheqësve të Shqipërisë duke e dënuar këtë sulm?
Ambasadorja Galit Peleg: Kjo është një mundësi e mirë për të falënderuar udhëheqjen shqiptare, pasi ishin ndër të parët të dënonin publikisht terrorizmin e Hamasit.
Ne pamë qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, të presidentit dhe ministrave.Unë kam marrë shumë telefonata me mesazhe mbështetëse për popullin e Izraelit jo vetëm nga qeveria por edhe opozita. Më vjen mirë që për këtë çështje nuk ka debat mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri. Faleminderit për këtë mbështetje të fortë.
Çfarë ne presim si ndihmë prej qeverisë shqiptare është vijimi mbështetjes së Izraelit në të drejtën për tu vetëmbrojtur. Kur Izraeli të veprojë për këtë duhet të na jepni mbështetje në mënyrë për ta vënë Hamasin atje ku meriton të jetë.
Muhamed Veliu: A ishte Izraeli i përgatitur për këtë sulm apo erdhi papritur?
Ambasadoria Galit Peleg: Nuk ishim të përgatitur. Nëse do të ishim të përgatitur nuk do të kishim këto shifra. Tani jemi duke folur për një masakër. Nuk mund ta cilësoj ndryshe kur deri më tani kemi mbi 350 të vdekur dhe mbi 1800 në spitale nga ku 1/3ta e tyre në gjendje kritike.
Shifrat ndryshojnë. Nuk janë përfundimtare. Nuk ishim të përgatitur për këto përmasa. Jam e sigurt se kjo do të pasojë nga shumë diskutime. Do të ketë një hetim se çfarë ndodhi.
Por e rëndësishme është se ne dërguam menjëherë forca ushtarake dhe policore për tu përballur me terroristët. Deri më tani 400 terroristë janë vrarë. Shpresoj se pjesa tjetër do të gjenden së shpejti dhe ne ta mbyllim këtë episod në favor të Izraelit e të vijojmë në Gaza.
Muhamed Veliu: Në kanalet e Izraelitëve në Telegram apo edhe në rrjetet sociale shikojmë plot postime të familjarëve për të afërmit e tyre të humbur pasi Hamas ka marrë pengje, gra, fëmijë dhe ushtarë. Sa e vështirë do të jetë lirimi tyre?
Ambasadoria Galit Peleg: Gjatë 24 orëve të fundit shohim në kanalet televizive dhe në rrjetet sociale shumë njerëz që kërkojnë familjarë të humbur.
Kemi marrë se si një grua me dy fëmijë merren peng nga Hamasi dhe çohen në Gaza. Ne nuk kemi ende numrin ekzakt të njerëzve marrë peng. Kuptojeni.
Jemi përballë terroristëve të cilët nuk zbatojnë asnjë konventë. Jemi një situatë tejet kritike e si e tillë qeverisë të Izraelit i duhet të marrë disa vendime të forta si ti kthejmë pengjet në shtëpi.
Ne nuk do të lënë asnjë atje mbrapa. Do të jetë e vështirë pasi po përballemi me të tillë njerëz të cilët gjithë bota e pas se çfarë janë. Njerëz të ligj. S’mund ti quaj as kafshë pasi kafshët nuk veprojnë si ata. Ne duhet të gjejmë rrugët për kthyer ata në shtëpi e ta bëjmë Hamasin të paguajë për këtë.
Muhamed Veliu: Ne kemi parë Fauda në Netflix, ku tregohet niveli i lartë i mbrojtës të Izraelit. Në të njëjtën kohë dihet botërisht niveli që ka shërbimi juaj sekret.
Por New York Times, The Guardian përfshi media të tjera mbërrijnë në përfundimin, citoj: “Sulmi vdekjeprurës i Hamasit do të mbahet mend si dështimi i shërbimeve inteligjente për shumë vite”.
A dështuan shërbimet tuaja inteligjente në këtë?
Ambasadorja Galit Peleg: Është ende herët të mbërrimë në përfundime për këto ngjarje. Padyshim Hamasi na surprizoi.
Padyshim ata ia arritën të çanin rrjetat mbrojtëse që supozoheshin të ishin hermetikisht të mbyllura. Është një dështim. Nuk ka mënyrë tjetër për ta quajtur këtë.
Por se kujt i ishte dështimi dhe çfarë duhet të ishte bërë ndryshe, unë nuk jam eksperte inteligjence. Pasi të mbarojë kjo situatë do të kemi shumë kohë përpara të mësuar çfarë u bë gabim dhe çfarë nuk duhet përsëritur.
Më lejoni të flas për anët tjetër të medaljes atë çfarë po ndodh me shoqërinë izraelite këto momente gjë të cilën armiqtë tanë duhet ta dinë. Ne jemi njerëz të fortë dhe shoqëria jonë është shumë e bashkuar.
Kanë hapur shtëpitë për qytetarët e izraelit nga jugu. Njerëzit po kërkojnë të shkojnë e luftojnë paçka se nuk janë të rekrutuar. Paraqiten me uniformat e përdorura nga koha kur ishin në shërbim duke thënë “duam të luftojmë”.
Një gjeneral në pension, mosha nuk ia lejon ti bashkohet ushtrisë por djalin e kishte në fshatin Kibhutz rrethuar nga terroristët. I është bashkuar trupave ushtarake atje. Shkoi në këtë fshat.
U fut në atë shtëpi duke vrarë terroristët e liruar familjen.
Shpirti është sekreti këtyre njerëzve. Dështimet tona do të shikohen. Hamasi nuk duhet të ketë asnjë iluzion ndaj nesh. Sepse shpirti jonë është akoma më i fortë.
Ne kështu kemi fituar luftërat e shkuara dhe kështu do ta fitojmë edhe këtë. Më lejoni ta mbyll duke cituar ish kryeministren e Izraelit Golda Meir e cila ka thënë “Kur arabët të ulin armët do të këtë luftë.
Kur izraelitët të ulin armët nuk do të ketë Izrael”.
Ne duam ta ndryshojmë këtë aksiomë. Ne po e ndryshojmë këtë për një paqe me fqinjët tanë. Por të gjithë fqinjët tanë duhet të na bashkohen në luftën ndaj terrorizmit sepse kjo është përgjigja.
Muhamed Veliu: Shkëlqesi ambasadore faleminderit për komentet tuaja në një kohë kaq të vështirë për vendin tuaj.
Ambasadorja Galit Peleg: Faleminderit ju dhe faleminderit miqve shqiptarë që po tregojnë mbështetje.
Top Channel