DASH kërkoi të respektohet ligji, Dule: Për Belerin janë shkelur ligjet

14/09/2023 22:02

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule në një lidhje me skype në emisionin “Top Story” tha se janë shkelur ligjet shqipatare me arrestimin e Fredi Belerit.

Ai theksoi se nuk ka arsye që Beleri po mbahet i paraburgosur dhe se drejtësia duhet të bëjë punën e vet.

“Deri në momentet që po flasim kemi shkelje të ligjeve cilat janë këto, Beleri nuk ka arsye përse po mbahet i paraburgosur, drejtësia të bëjë punën e vet. Kemi shndërruar disa shprehje si klishe, gjykohen vendimet e gjykatave. Gjykuesit gjykohen edhe politikanët, edhe gjykatat, por nuk interferohen në vendimet e tyre. Është një formulim tepër i vëmendshëm i qartë dhe i pranueshëm dhe i duartrokitur prej nesh, Beleri nuk është arrestuar në bazë të ligjit të Republikës së Shqipërisë ai është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që nuk ka asnjë flagrancë“, tha Dule.

Top Channel