Tifozët kuqezi ndezin stadiumin! Zbardhen formacionet zyrtare, ndeshja nis me një minutë heshtje

10/09/2023 20:26

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur supersfidën me Poloninë. Të emocionuar për përballjen e sotme tifozët kuqezi kanë ndezur atmosferën me këngë dhe kore të ndryshme në “Air Albania”.

Përballja e sotme filloi me një minutë heshtje për të nderuar viktimat e tërmetit shkatërimtar që goditi Marokun ditën e djeshme. duke u marrë jetën mbi 2000 personave dhe lënë pas dëme kolosale. UEFA ka vendosur që të gjitha ndeshjet e këtij raundi të nisin me një minutë heshtje dhe nderimi.

Megjithatë në pritje të përballjes së sotme nuk kanë munguar as incidentet në stadium. Ishin polakët ata që hodhën sende të forta kundër tifozëve kuqezinj, duke sjellë reagimin e menjëhershëm të policisë për të vendosur rendin. Gjatë incidentit ka mbetur i lënduar një efektiv, çka ka detyruar Policinë që të përdor shkopinjtë e gomës për të vënë situatën nën kontroll. Edhe kuqezinjtë hodhën hodhën flakadanë në fushë.

Kombëtarja kërkon fitoren kundrejt polakëve në një ndeshje që megjithëse jo vendimtare, do të vendosë jo pak sa i përket ecurisë drejt Europianit Gjermani 2024.

Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, teksa rikthehen titullarë Strakosha e Uzuni, duke marrë vendin e Berishës dhe Seferit.

Në stadiumin e tejmbushur, ku biletat janë shitur të gjitha një muaj më parë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se do të jenë të pranishëm afro 22 mijë tifozë.

Më poshtë ndiqni momentet emocionuese dhe me adrenalinë në “Air Albania”.

FOTO GALERI
4/42

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA