Shqipëria pret Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje që nuk do të jetë vendimtare, por do të vendosë jo pak sa i përket ecurisë drejt Europianit Gjermani 2024.

Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren, për të ruajtur epërsinë në renditje ndaj polakëve dhe për të pasur vetë në dorë fatin e tyre deri në ndeshjen e fundit.

Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e par, teksa rikthehen titullarë Strakosha e Uzuni, duke marrë vendin e Berishës dhe Seferit.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Polonia (4-4-2): Szczesny; Cash, Kedziora, Bednarek, Kaminski; Kiuor, Zielinski, Szymanski, Krychouiak, Berezynski, Lewandowski Trajner: Fernando Santos

Top Channel