Christian Pulisic u kthye të jetë protagonist me fanellën e Milanit. Këtë e ka bërë në fushën e lojës duke shënuar gola dhe tani shumë shpejt do të vijë edhe rinovimi i kontratës deri në vitin 2031.

Në fakt ky rinovim i kontratës së Pulisic është vetëm çështje ditësh, me amerikanin që shihet edhe si një shtyllë e skuadrës në të ardhmen. Fantazisti amerikan që është kthyer në formë dhe gjithnjë është vendimtar(kur shënon Pulisic, skuadra e Amorim fiton gjithnjë), ishte në qendër të zërave të merkatos së transferimeve verën e kaluar, kur klube të ndryshëm tentuan të siguronin shërbimin e tij dhe për ta kthyer atë në SHBA, por që nuk patën sukses pasi Gerry Cardinale nuk e ka menduar kurrë shitjen e tij.

Kështu që tani, Pulisic është shumë pranë zgjatjes së kontratës, një proces që pason atë të Pavlovic. Janë këto dy konfirmime të rëndësishme për Milanin që vetëm vitrin e kaluar nisi një projekt të ri. Rinovimi i ardhshëm i kuqezinjve pritet të jetë ai me Adrien Rabiot. Mesfushori francez është një element shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe tashmë palët kanë hyrë në kontakt me njëra-tjetrën. Edhe në këtë rast objektivi i Milanit është që Rabiot të nënshkruajë me kuqezinjtë një kontratë deri në vitin 2031.

Top Channel