Shqipëri-Poloni 2-0!
Kuqezinjtë dhurojnë spektakël në “Air Albania”. Pas “këmbëve magjike” të Jasir Asanit, Daku i ardhur i freskët nga stoli ka gjetur mundësinë në minutën e 61 dhe e ka rrëmbyer, duke thelluar avantazhin e kuqezinjëve dhe shlyer “gabimin” në ndeshjen me Çekinë – i cili mund t’i kishte dhuruar Kombëtares fitoren.
Daku ia bën më të vështirë rrugëtimin polakëve, pasi perla e Jasir Asanit “çoi peshë” Air Albanian në minutën e 37. Sulmuesi shënoi një mrekulli në pjesën e parë të lojës, pasi mori topin në krahun e djathtë të fushës, dhe nga një diagonale tepër e largët, goditi në mënyrë potenciale duke gjetur rrugën drejt rrjetës.
Kaq ka mjaftuar që Air Albania ‘të çmendet” tërësisht, nga tifozët që brohorisnin “Shqipëri”, “Shqipëri”, Shqipëri”.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Sylvinho
Polonia (4-4-2): Szczesny; Cash, Kedziora, Bednarek, Kaminski; Kiuor, Zielinski, Szymanski, Krychouiak, Berezynski, Leëandoëski Trajner: Fernando Santos
Top Channel