Roberto Mancini nis aventurën e re, Arabia Saudite bën prezantimin e trajnerit italian

29/08/2023 11:56

E hëna në Riad ishte dita e Roberto Mancinit.

Italiani bëri prezantimin e tij si trajneri i përfaqësueses së Arabisë Saudite me të cilën ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027. Federata e Futbollit e vendit nga Lindja e Mesme kërkon të rrisë këtë sport duke marrë si bazë paraqitjen e Arabisë Saudite në botërorin e katarit ku shkaktoi edhe surprizën me fitoren ndaj /Argjentinës që në fund u shpall kampione e botës. Në konferencën për shtyp të prezantimit të tij, mancini  foli me tone shakaje në lidhje me këtë triumf të Arabisë Saudite ndaj skuadrës Albiceleste

 “I falenderoj ata djem, sepse lejuan që Italia ime të jetë akoma skuadra me rekordin e pathyeshmërisë. Por në atë ndeshje Arabia bëri mirë, luajti një futboll të bukur dhe shënoi dy gola të bukur”, tha Roberto Mancini.

Më pas trajneri italian bëri të ditur objektivat e tij dhe të përfaqësueses arabe të futbollit

“Erdhëm këtu për të fituar, pasi të flasim do të nisim punën dhe gjithçka do të jetë ndryshe. Objektivi ynë do të jetë fitorja e Kupës së Azisë që mungon prej 26 vitesh. Mua dhe skuadrës sime na duhet kohë për të punuar, ndërsa lojtarëve i duhet atmosfera e duhur për t’u përmirësuar”, tha ai ndwr tw tjera.

Roberto Mancini do të bëjë debutimin e tij me dy ndeshjet miqësore që Arabia Saudite do të luajë me Kosta Rikën dhe Korenë e Jugut në muajin shtator në Newcastle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA