Neuer, pas tetë muajsh në stërvitje, afron rikthimi në formacion i “gardianit”

28/08/2023 19:10

Manuel Neuer zhvilloi këtë të hënë seancën e parë stërvitore me skuadrën e Bayernit që nga dhjetori i vitit 2022.

Portieri gjerman me përvojë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një dëmtimi të rëndë që mori në këmbën e djathtë teksa bënte ski gjatë pushimeve.

Klubi bavarez raporton se Neuer doli në fushë për të punuar si pjesë e ekipit të portierëve, duke bërë kështu një hap tjetër drejt rikthimit të tij.

Gjithashtu në fushë ishin Jamal Musiala dhe Raphael Guerreiro, të dy të rikuperuar nga problemet e muskujve.

I rikuperuar plotësisht ishte Benjamin Pavard, që duket se i ka kapërcyer problemet e shpinës që e detyruan të humbiste ndeshjet me Bremenin dhe Ausburgun./ supersport

Top Channel