Mbi 200 raste në ditë paraqiten në urgjensën e spitalit Rajonal në Fier.

Shefi i Urgjences Spitalit Rajonal Fier, Blendi Dhespollari është shprehur se ka një dyfishim të rasteve në urgjencë ku pjesën më të madhe e përbëjnë virozat e stinës si dhe intoksikacionet nga ushqimet dhe përdorimi i pijeve alkoolike.

“Urgjenca në Spitaline  Fierit është shumë e ngarkuar, ka shumë vizita gjatë 24 orëve, janë mbi 200 vizita ku pjesën më të madhe e zënë virozat që janë në një numër të shtuar, kemi edhe raste të pickimeve nga insekte të ndryshme, ka edhe raste si pasojë e vapës së këtyre muajve.”- tha Blendi Dhespolari, Shefi i Urgjences se Spitalit Fier.

Ndërkohë mjeku Lulezim Banushi, ngre si shqetesim për shtimin e rasteve me intoksikim nga pijet alkoolike.

“Gjatë kësaj pikture ka pasur me dhjetëra raste për ët cilat bëhet precedent alkooli që bëhet precedent edhe për aksidente e incidente,ku në vend që personeli të merret me të sëmurë rëndë e me zemër, detyrohet të bëjmë intonsikimin e tyre që e teprojnë dhe vapa i favorizon shumë.”– tha Lulezim Banushi mjek

Kjo periudhe shënon fluks të rritur të rasteve me intoksikacione nga pijet alkoolike që konsumojne në festa, dasma dhe restorante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA