Festa për vajzat e Spanjës! Në Madrid festohet fitorja e titullit botëror

22/08/2023 12:09

Spanja rikthehet në çatinë e botës në futboll, por këtë radhë në kategorinë e femrave.

Skuadra e drejtuar nga Jorge Vilda mbërriti mbrëmjen e së hënës nga Australia për të nisur festimet për këtë titull historik në mes të polemikave të shumta të shpërthyera për shkak të imazhit të presidentit te Federatës Spanjolle të futbollit, Luis Rubiales teksa puthte Jenni Hermoson në ceremoninë e dorëzimit së trofeut, me shefin e qeverisë së futbollit në vend të kërkojë ndjesë.

Pavarësisht këtyre polemikave të forta, festimet e vajzave kampione të botës dhe stafit teknik të La Roja ishte e ndezur dhe në të padyshim mori pjesë dhe heroina e finales me Anglinë, Olga Carmona pavarësisht dramës që përjetoi kur mësoi humbjen e jetës së babait të saj.

Avioni me të cilin udhëtoi skuadra spanjolle nga Australia mbërriti në aeroportin e Barajas, në orën 21:00, të së hënës, dhe festa nisi që nga momenti kur kampionet e botës zbritën nga shkallët e avionit për të shkuar në drejtim të Puente Del Rey, ku mbi 20 mijë persona ishin duke i pritur me dëshirën për t’iu bashkuar në festimet e tyre për titullin e parë botëror.

Nën ritmin e këngëve të disa prej artistëve spanjollë, atmosfera në Madrid ishte e ndezur, ndërkohë që u intonua me forcë në të gjithë Spanjën fraza Kampione të Botës. Me fjalë të tjera mbrëmja e së hënës do të mbetet e paharruar në futbollin spanjoll të femrave pasi u festua një titull botëror që deri pak kohë më parë në vendin iberik shihej si utopi.

Top Channel