Milani dominon Bolognan, Giroud e Pulisic vendosin sfidën në “Dall’Ara”

21/08/2023 22:52

Milani tremb rivalët që në startin e Serisë A. “Djalli” mposhti lehtësisht Bolognan (0-2) në “Dall’Ara” që në 20- minutat e para të sfidës me gola të Giroud dhe Pulisic.

Bindin blerjet e merkatos së verës, me Reijnders, Pulisic e Loftus-Cheek titullarë dhe Okafor si zëvendësues i Giroud.

Kuqeznjtë u shfaqën një skuadër e pjekur, duke mos e vënë në diskutim fitoren në asnjë moment.

Bologna – Milan 0-2 

Shënues: Giroud 11′, Pulisic 21′)

Sezon i ri, zakon i vjetër për Oliver Giroud. Sulmuesi veteran francez shënoi golin e parë sezonal për kuqezinjtë në ndeshjen me Bolognan në transfertë.

Në minutën e 11-të, pas krosimit të Pulisic, Rejnders asiston për Giroud, që falë përvojës së tij e dërgon topin në rrjetë, 0-1.

Nuk ndalet “Djalli”: në minutën e 21-të, pas një lëvizjeje të zgjuar të Giroud, Pulisic shkarkon të djathtën, me topin që përfundon në rrjetë, 0-2.

Top Channel