Supergol nga goditja e dënimit, Laçi shkëlqen në Champions League

15/08/2023 21:36

Qazim Laçi konfirmon formën pozitive me Sparta Pragën teksa pas tre asisteve në fundjavë në ndeshjen e kampionatit, këtë herë mesfushori i kombëtares bëhet protagonist në Champions League.

Laçi realizoi një supergol në minutën e 105-të ndaj Coppenhagen teksa mesfushori ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi në hyrje të zonës. Topi shkoi në trekëndësh dhe kishte shumë pak vend për portierin kundërshtar për ta ndalur.

Ky gol i dhuroi avantazhin Sparta Pragës me rezultatin 2-1, megjithatë miqtë barazuan pak minuta më pas me ndeshjen që vijon të mbetet në shtesë. Aktualisht, sfida është në barazim 3-3.

Top Channel