Blogerja e njohur braziliane, Sophia Barclay ka bërë një deklaratë bombë, ndërsa ishte e ftuar në një shfaqje televizive.

Sipas Barclays, futbollisti i Paris Saint-Germain ka pasur marrëdhënie seksuale me një tjetër burrë të famshëm brazilian gjatë një feste që ai organizoi në mes të pandemisë COVID-19.

Sipas medias së huaj, gjatë emisionit televiziv brazilian “Chupim”, Barclay zbuloi informacionin bombastik që implikon Neymar Jr.

“Të dy kanë bërë seks me njëri-tjetrin. Më pas, unë dhe vajza u futëm në mes, dhe ata u puthën, të gjithë putheshin. Nuk kishte kufi”, tha ajo.

“Për të parandaluar rrjedhje të tilla, Neymar i detyroi të gjithë të pranishmit në festë të linin celularët e tyre në një dhomë të veçantë, të ruajtur nga njerëz që ai besonte”, shtoi ajo.

Përveç kësaj, ata duhej të nënshkruanin një marrëveshje konfidencialiteti. Barclay rezistoi dhe refuzoi të nënshkruante marrëveshjen dhe tani ajo ka ekspozuar të vërtetën për atë që ndodhi në atë festë sekrete.

Njeriu me të cilin Neymar dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale është Pedro Scooby. Ai është një sërfist i ri brazilian, i njohur jo vetëm për aftësitë e tij në përballimin e valëve, por edhe për jetën e tij private.

Ai ka tre fëmijë me aktoren Luana Piovanni, të cilën e la për të ndjekur një romancë me këngëtaren e njohur Annita.

Gjithashtu Pedro Scooby mori pjesë në edicionin e fundit të Big Brother Brazil, ndërsa numëron gjashtë milionë ndjekës në Instagram.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA