“Drejtësia është thikë me dy tehe”, Fero mohon akuzat, mesazh publik Arbenitës: Shihemi në gjyq!

15/07/2023 21:44

Reperi Fero ka reaguar përmes një postimi në Instastory, ndërsa ndodhet në paraburgim për 30 ditë nën akuzën dhunë në familje.

Reperi hedh poshtë deklaratat e Arbenitës dhe shkruan se për vajzën e tyre Ninën, është kujdesur e ëma e tij, ndërsa Arbenita po e përdor për t’u viktimizuar.

“Drejtësia është thik me dy teha,n’varet prej cilit kënd e drejton?!..E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj,se e gjith bota e di se për të mami jem është kujdes.Une jam mundu me qenë i kulturum dhe t’kam leju mu marr me karrier, por ti lirin dhe durimin tem e ke keqpërdor deri në maksimum.E tash, pasi e ke sjell punën deri në nivel gjyqësor tash të presim si po vendos drejtësia.Unë para Zotit edhe vetes jam i drejt. Herdo kur e vërteta del në shesh.I Drejti zhytet, por nuk mbytet. Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do më kalis më fort për jetë. Shihemi në gjyq”, shkruan Fero.

Fero ka postuar edhe një foto ku shihet e ëma duke mbajtur në krahë vajzën, ndërsa shkruan “Faleminderit mam që je përkujdes për Ninën që nga lindja e deri më tash.

Ishte modelja, partnerja e tij, Arbenita Ismajli e cila reagoi e para, pas publikimit në media, e cila tha se ishte mirë m vajzën dhe se beson tek drejtësia.

Kujtojmë se reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur me emrin e artit Fero është arrestuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj gruas së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Në raportin e policisë u tha se i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorisë ndodhet në paraburgim. Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA