Pas një premiere me super yje në Los Angeles të dielën mbrëma, kasti i filmit “Barbie” u nis drejt  Londrës për premierën e filmit në Mbretërinë e Bashkuar.

Yjet e kinematografisë kaluan në tapetin rozë, ndërsa disa prej tyre zgjodhën të rikthejnë veshjet ikonike të kukullës Barbie.

“Ken” nuk zgjodhi ngjyrën rozë këtë herë dhe në vend të kësaj shkëlqeu me një kostum ngjyrë mente.

Nga ana tjetër Robbie Williams ringjalli kukullën ikonike me një veshje të saj të epokës së viteve 1960.

Dua Lipa, e cila ka rolin e Mermaid Barbie në komedinë e ardhshme të fantazisë, shkëlqeu me një fustan Versace nga koleksioni i saj i bashkë-dizenjuar.

FOTO GALERI
8/21
Hari Nef & Jeremy O. Harris

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA