Negociatat për kalimin e Marcelo Brozovic te Al Nassr mbyllen më shtrëngim duarsh.
Klubi zikaltër më në fund ka pranuar ofertën e skuadrës ku luan Cristiano Ronaldo: 17-18 milionë euro.
Kroati kishte fluturuar në Paris për të mbyllur përfundimisht negociatat për transferimin e tij në Arabinë Saudite, ku e pret një kontratë trevjeçare.
Kanë përfunduar edhe ekzaminimet mjekësore dhe tashmë mungon vetëm “po”-ja e tij përfundimtare.
Rritja e pagës së lojtarit deri në 100 milionë në tre vjet kishte bërë që Al Nassr të ulte shumën e destinuar për Interin në 13 milionë euro plus 3 bonuse, duke bërë që klubi zikaltër të kërcënonte me tërheqje nga negociatat.
Më pas, skenari ndryshoi sërish, me drejtuesit e Al Nassr që thanë se ishin në dispozicion për të takuar Interin. Dhe tani është gjetur një rrugë e mesme që i kënaq të gjithë./ Super Sport
Top Channel