Suedia, Gyokeres inkurajon shokët e skuadrës: Duhet të besojmë

29/06/2026 11:55

Mbrëmjen e së martës Franca dhe Suedia do të luajnë mes tyre në fazën e 1/16 të finaleve të Botërorit 2026.

Edhe pse skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps shihet si favorite për t’u kualifikuar për më tej, te Suedia Viktor Gyokeres vendosi të karikojë shokët e tij të skuadrës duke u inkurajuar për të realizuar një sipërmarrje shumë të komplikuar

‘Duhet të besojmë te vetja jonë. Në këtë turne kemi parë shumë ndeshje ku ka fituar skuadra që ka qenë dukshëm inferiore-ishin fjalët e sulmuesit të Arsenalit-e dimë që vijmë në këtë skuadër si outsider, por besojmë te mundësitë tona. Duhet të shprehemi në nivelin maksimal, duhet të mbrojmë thuajsë në perfeksion dhe të shfrytëzojmë çdo rast që do të mund të krijojmë në fushën e lojës’

Top Channel