Kur fati është me ty! Miliarderi dhe djali i tij refuzuan për 150 mijë euro udhëtimin me Titan/Publikon mesazhet me CEO-n e OceanGate

23/06/2023 11:57

Një financier i Las Vegas refuzoi të bëhej pjesë e udhëtimit me nëndetësen Titan së bashku me të birin, pasi ishin të shqetësuar për sigurinë, pavarësisht këmbënguljes së shefit të kompanisë i cili besonte se zbritja në fund të Atlantikut ishte më e sigurt se kalimi i rrugës.

Jay Bloom ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me CEO-n e OceanGate, Stockton Rush, ku i bën ulje të çmimit në minutë të fundit. Nga 250,000 dollarë, ai e zbriti çmimin në 150,000 dollarë për kokë.

Bloom, një mbështetës demokrat i cili është fotografuar me Joe Biden, ka shprehur trishtimin për vdekjen e Stockton Rush dhe vdekjen e Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman, i cili ishte vetëm 19 vjeç.

Në një postim në Facebook, ai tha: Unë shpreha shqetësime për sigurinë dhe Stockton më tha: Edhe pse ekziston rreziku, është shumë më e sigurt se fluturimi me helikopter apo zhytja nënujore. Ai ishte absolutisht i bindur se ishte më e sigurt se kalimi i rrugës. Unë jam i sigurt se ai me të vërtetë besonte atë që po thoshte, por e kishte shumë gabim.

Në shkurt të këtij viti Stockton Rush i kërkoi z. Bloom dhe djalit të tij Sean të ishin pjesë e Titan në maj. Udhëtimi me nëndetësen Titan u shty dy herë në maj për shkak të motit. Data 18 qershor ishte dita më e përshtatshme për të nisur udhëtimin me nëndetëse dhe kështu ndodhi.

Bloom tha: Pasi refuzuam ftesën, vendet tona u zunë nga Shahzada Dawood dhe djalin e tij 19-vjeçar, Suleman Dawood, dy nga tre të tjerët që humbën jetën në këtë ekskursion, i pesti ishte Hamish Harding. RIP Stockton dhe ekuipazhi. Sa për Sean dhe unë.. do të marrim një minutë për të ndaluar dhe nuhatur trëndafilat. E nesërmja nuk premtohet kurrë. Shfrytëzojeni sa më shumë sot.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA