Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin zyrtar të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të cilat pas numërimit 100% të votave tregojnë se “Lëvizja Evropa Tani” – PES, ka marrë 26% të votave ose 24 mandate.
Koalicioni ”Zajedno”, i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Socialistëve ka marrë 23 për qind ose 21 mandate.
Koalicioni “Për të Ardhmen” e Malit të Zi (NSD dhe DNP) ka mundur të grumbullojë 15,1 për qind të votave ose 14 mandate, koalicioni “Hrabro se Broji” i Demokratëve dhe Lëvizja Qytetare URA e Abazoviçit fitoi 13 për qind ose 12 mandate dhe Partia Boshnjake me 6.8% të votave ose 6 mandate.
Forumi Shqiptar, i cili fitoi 1.7 për qind, fitoi dy mandate deputetësh, ndërsa Aleanca Shqiptare dhe “HGI – Në anën e drejtë të botës!” do të kenë nga një mandat, përkatësisht me 1.5 dhe 0.7 për qind.
Partia Socialdemokrate, e cila grumbulloi 2.9% të mbështetjes qytetare, mbeti pa status parlamentar pasi i mungonin rreth 300 deri në 350 vota për mandatin.
Poshtë kuotës së nevojshme për regjistrimin e mandatit janë edhe Pravda za sve – “Drejtësi për të gjithë!” e Vladimir Leposaviçit me 2,7 për qind, Preokret – Përmbysja me 1,6 për qind, lista e koalicionit të Partisë Popullore Socialiste dhe Demos 2.8% të votave, Lëvizja për Ndryshime me 0,7 për qind dhe lista “Da, mi možemo”- “Po ne mundemi” me 0,5 për qind.
Top Channel