Napoli vijon të jetë në kërkim të një trajneri për sezonin e ri, pasi Luciano Spalletti vendosi të tërhiqet menjëherë pas festës për titullin kampion.
Ëndrra e De Laurentiis ishte Vincenzo Italiano, por ky i fundit zgjodhi të qëndrojë te Fiorentina, teksa aktualisht presidenti napolitan po studion disa alternative.
Së fundi ka fituar pikë emri i portugezit Paulo Sousa, i cili aktualisht drejton Salernitanën dhe e njeh mirë Serinë A, pasi më herët ka qenë edhe në pankinën e Fiorentinës.
Emra të tjerë që janë në listën e kandidatëve janë edhe Luis Enrique, Christophe Galtier de Rudi Garcia, me të parin dhe të fundit që gjithashtu kanë drejtuar më herët Romën në Itali.
Plani i presidentit të klubit është që të gjejë trajnerin brenda muajit qershor, në mënyrë që të nisë me planifikimet për sezonin e ri.
Top Channel