Merkato shkurt/ Arsenali insiston për mesfushorin e Brightonit, Milani piketon sulmuesin e Villarrealit

09/06/2023 13:14

Arsenali është duke përgatitur një ofertë të re për mesfushorin e Brighton, Moises Caicedo.

Raportohet se “topçinjtë” do të nisin një tjetër ofertë për mesfushorin nga Ekuadori. Kësaj here klubi londinez është i gatshëm të derdhë në arkat e Brightonit plot 75 milionë paund.

Bisedimet janë duke u zhvilluar dhe pritet të ketë të reja në këtë drejtim. 21-vjeçari luan në Premier League nga sezoni i kaluar ku përfundoi periudhën e tij të huazimit në Belgjikë.

Milani kërkon të afrojë në “San Siro” sulmuesin e Villareal, Samuel Chukwueze. Për futbollistin ka shumë konkurencë nga shumë klube të tjjera.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, kuqezinjtë kanë nisur tashmë kontaktet e para me agjentin e lojtarit për të tentuar të mbyllin marrëveshjen në javët e ardhshme të merkatos.

24-vjeçari aktivizohet tek “Nëndetësja e Verdhë” prej 5 sezonesh dhe ka një kontratë me klubin deri në vitin 2024.

Gjasat për rinovim janë të pakta, me Villarealin që shpreson të përfitojë sa më shumë nga shitja e lojtarit.

Futbollisti i Atalantës, Rasmus Hojlund, dëshiron të bashkohet me Manchester United këtë verë. Danezi është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Sipas mediave angleze, raportohet se United po konsideron Hojlund si alternativë në rast se nuk arrin tek anglezi Harry Kane.

Sulmuesi luajti sezonin e tijë të parë në kampionatin Italian, ku me klubin zikaltër të Bergamos shënoi 16 gola në 46 paraqitje. Kontrata e 20 vjeçarit skadon verën e vitit 2027.

Pas transferimit të argjentinasit Alexis Mac Allister, Liverpooli është pranë akordit me mesfushorin e Nices, Khephren Thuram.

Të kuqtë dhe lojtari franez kanë rënë dakord për kushtet e kontratës dhe mbërritja e tij në Anfield është shumë afër.

Negociatat mes klubeve janë duke u zhvilluar me ritme të shpejta pasi Jurgen Klopp kërkon të sigurojë nënshkrimin e futbollistit në fillimin e merkatos verore.

Në rast se ky transferim realizohet, Thuram do të provojë eksperiencën e parë në Angli, pasi është aktivizuar vetëm në Ligue 1. /Supersport

Top Channel