Zyrtare/ Një kampion bote zbarkon në “Anfield”, zgjedh numrin 10

08/06/2023 13:39

Alexis Mac Allister është zyrtarisht futbollist i Liverpoolit. The Reds siguruan shërbimet e mesfushorit argjentinas nga Brighton për 40 milionë euro.

Shumë që pritet të shkojë në 60 milionë euro përfshirë bonuset. 24-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 10 gjatë aventurës në “Anfield”.

Mesfushori latin mbylli një sezon të paharrueshëm duke fituar Kupën e Botës me Argjentinën dhe duke shkëlqyer me Brighton.

Skuadër që siguroi për herë të parë në histori kualifikimin në një kompeticion europian (Europa League).

Ndjesi e mrekullueshme. Kjo është një ëndërr e realizuar, është e mrekullueshme të jem këtu te Liverpooli. Mezi po pres të zbres në fushë.

Më vjen mirë që transferimi u realizua, sepse dua të jem pjesë e skuadrës në fazën përgatitore. Po pres të njihem me shokët e rinj.

Ky ka qenë një vit fantastik për mua. Fitova Kupën e Botës, më pas siguruam një arritje historike me Brighton.

Tani është koha të fokusohem te Liverpooli. Objektivi im? Dua të bëhem një futbollist më i mirë dhe një njeri më i mirë me kalimin e kohës”, u shpreh Mac Allister gjatë prezantimit.

Top Channel