Silva: Ishte e vështirë të arrinim deri këtu, na ka munguar besimi këtë sezon

08/06/2023 19:03

Ylli i Manchester City, Bernardo Silva, foli së fundmi për finalen e Champions League ndaj Interit.

Duke folur për kanalet zyrtare të “Citizens”, Silva u shpreh se këto momente duhen shijuar.

Arritja deri në këtë pikë është shumë e vështirë, ndaj duhet t’i shijojmë këto momente sepse nuk e dimë a do ndodhë përsëri. Kur i bën gjërat me kënaqësi, i bën më mirë. Ky ishte një sezon i vështirë sepse për 90% të kampionatit ne ndoqëm Arsenalin dhe nuk arritëm të fitonim katër ose pesë ndeshje radhazi. Nuk kemi pasur atë momentin e besimit që të bën të mendosh se je i pandalshëm”, Silva/ SuperSport

Top Channel