“Nuk refuzohet Reali”, Ramos i dërgon mesazh zëvendësuesit të Benzema

08/06/2023 09:13

Pas largimit të Karim Benzema drejt Lindjes së Mesme, më saktë në Arabinë Saudite tek skuadra e Al-Ittihad, drejtuesve të Real Madrid iu “lind” detyra për të gjetur zëvendësuesin e francezit. Emri i parë në listë është ai i Harry Kane.

Sulmuesi duket i “joshur” nga ideja për të lënë Tottenham dhe të pretendojë për të triumfuar në kompeticionet më të rëndësishme.

Në garë për shërbimet e Kane është edhe Manchester United, ndaj lojtari është duke marrë kohën e tij për të vendosur të ardhmen. Megjithatë, Real Madrid është një “tren” që kalon vetëm një herë në jetë dhe së fundmi, Sergio Ramos një legjendë e “Los Blancos”, ia bën të qartë Kane se “Galaktikët” nuk mund të refuzohen.

“Këshilla ime e vetme që mund të jap për Kane dhe jo vetëm, është se Real Madrid është një klub që nuk mund të refuzohet. Bëhet fjalë për një klub special që di vetëm të fitojë. Kane ka një prezencë fizike për t’u admiruar, pasi është e pamundur të shënosh aq shumë gola në Premier League nëse nuk je i përgatitur fizikisht. Është i fortë edhe nga ana teknike, edhe pse për këtë pjesë mendoj se nuk e vlerësojnë mjaftueshëm. Është një sulmues dhe një lojtar i madh”, u shpreh Ramos. /Supersport

Top Channel