18 vite pasi ngriti trofeun e Kupës së Shqipërisë si kapiten i skuadrës verdheblu, Nevil Dede tashmë merr drejtimin e kësaj skuadre me synime të njëjta, të çojë drejt superiores Af Elbasanin.
Trajneri i ri i skuadrës shpalosi objektivat që do të ketë në krye të pankinës. Dede ishte i qartë në synimet e tij, ku me drejtuesit dhe tifozët në krah synon të rikthejë Elbasanin aty ku e ka vendin.
“Futbolli është një garë dhe normalisht në garë ka stres rezultati. E rëndësishme është që ne do flasim në një gjuhë dhe do kemi një qëllim. Qëllimi ynë është një dhe i vetëm, ne do bëjmë sukses patjetër dhe për këtë jam i bindur. Suksesi i parë është ne do dalim në superiore dhe do të fitojmë këtë garë që kemi në këtë kategori, do ta kthejmë Elbasanin tonë aty ku ka qenë dhe aty ku e meriton. Falenderimi është për të gjithë”, u shpreh Nevil Dede.
Tekniku i ri menjëherë pas marrjes së detyrës ka nisur të mendojë emrat e ri që do ti shtojë verdhebluve, duke synuar lojtarë me eksperiencë në superiore.
Top Channel