Messi-mania, “fluturojnë” biletat për ndeshjen debutese të “Pleshtit” me Inter Miamin

08/06/2023 16:00

Transferimi i Lionel Messit te skuadra e Inter Miamit ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar marrëveshja, në “Tokën e Premtuar” ka shpërthyer Messi-mania.

Tifozët e futbollit, veçanërisht në Florida, kanë nisur gjuetinë për biletat për atë që duhet të jetë ndeshja debutuese e kampionit argjentinas me ekipin e tij të ri.

Bëhet fjalën për 21 korrikun, datë që do të rrethohet me të kuqe. Pikërisht në këtë datë klubi nga Florida do të debutojë në Kupën e Ligës.

Çmimi i biletave, sipas “The Athletic”, tashmë kanë shkuar në qiell: më e lira kushton 350 euro, një shifër më e lartë se biletat për ndeshjen 3-të të finaleve të NBA-së midis Miami Heat dhe Denver Nuggets (310 euro).

Top Channel