Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy kërkoi në takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Politik evropian në Moldavi një “ftesë të qartë” për anëtarësim në NATO.
Presidenti Zelenskiy ka kërkuar vazhdimisht përshpejtimin e anëtarësimit të vendit të tij në aleancën ushtarake, por megjithëse ka shprehur mbështetjen për një gjë të tillë, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se kjo çështje nuk është në rendin e ditës, për aq kohë lufta po vazhdon.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që Ukraina të bëjë të paktën një hap përpara drejt afrimit me aleancën”, tha ai.
Sipas Zelenskiyt, çdo vend evropian që kufizohet me Rusinë dhe që nuk do që Rusia t’i shpërbëjë, “duhet të jetë anëtar me të drejta të plota i BE-së dhe NATO-s”.
Në Oslo ku po mbahet një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg tha se “çështja më urgjente dhe më e rëndësishme tani është që Ukraina të fitojë si një vend sovran dhe i pavarur”.
Top Channel