Në Dropull gati 80% e popullsisë gjendet në emigracion por zona po bëhet shumë tërheqëse për turizmin.

Shumë vizitorë e përshkojnë territorin malor të kësaj krahine në këmbë për vizituar më shumë se 100 monumente kulture të kategorisë së parë përfshi, kisha, manastire, site arkeologjike, ura, banesa, mullinj, rrugë dhe kala antike si dhe për të eksploruar botën e egër.

Zona kodrinore dhe malore sipër fshatrave të vegjël mbi luginën e Drinos strehon më shumë se 30 bimë të rralla dhe është habitati natyror i disa specieve në zhdukje, përfshi një numër shpendësh shtegëtarë. Ajo që i mungon ofertës së pasur kulturore dhe natyrore aktualisht janë shërbimet dhe besimi se investimet në turizëm mund të kenë sukses.

Marjeta dhe familja e saj në fshatin Dhuvjan janë duke nisur një investim të ri në turizëm. Megjithëse bujtina ende nuk ka përfunduar ajo tregon se është tërësisht e rezervuar për muajt e verës por sipas saj më shumë shërbime duhet të ngrihen në të gjithë zonën për të qenë në nivelin e kërkesës.

Fotjoni është ndër të paktët të rinj të zonës së Pogonit që ka vendosur të jetojë në vendlindje dhe të zhvillojë një park bletësh që vizitohet edhe nga turistë.

E nëse banorët nuk do të kthehen në kohë për të investuar në këtë zonë investitorë kryesisht nga Greqia po shfaqin interes për të blerë prona në Dropull për ti kthyer në banesa dhe bujtina. Nëse tregu grek pak vite më parë mbante një peshë me vetëm 1-2% të vizitorëve në rajon këtë vit pritet që numri i vizitorëve nga Greqia të jetë të paktën katër herë më i lartë.

Top Channel