Vota e diasporës, Celibashi: Regjistrimi i votuesve përmes një aplikacioni apo portali

22/05/2024 20:28

Prej orës 17:00 grupi i dialogut për Reformën Zgjedhore vijon punën me dyer të mbyllura.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili vuri në dispozicion një platformë për mënyrën e realizimit të votës së diasporës, që nga regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë deri te mënyra e votimit të tyre, që KQZ sugjeron të bëhet përmes internetit.

Në përfundim të kësaj mbledhje Celibashi u shpreh: “Kishte dy komponentë, komponenti i parë lidhje me procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë nëpërmjet një aplikacioni apo portali të posaçëm që administrohej nga KQZ dhe komponenti i dytë kishte të bënte me mënyrën e votimit”, tha ai.

Top Channel