22 nxënës nga fshati Jubë e Poshtme ecin çdo ditë 3 orë në këmbë për të bërë mësim, pasi VKM-ja nr 119 e datës 1 mars 2023 u ka hequr të drejtën e tansportit për në shkollë.

Prindërit e këtyre fëmijëve u ankuan në Fiks Fare për problemin e transportit, pasi që nga data 26 mars 2024 ata nuk marrin më pagesën mujore të transportit prej 1500 lekësh, edhe pse distanca e shkollës prej banesave të tyre është mbi 2 kilometra.

Prindërit kërkojnë transport të sigurt për fëmijët e tyre nga Jubë e Siperme deri në Jubë të Poshtme, ku dhe ndodhet shkolla. Por kjo nuk mbështet në ligj, pasi VKM-në nr.119 është vendosur që nxënësit të cilët kanë shkollë ekzistuese në vendbanimin e tyre dhe nësë distanca është më shumë se 2km, nuk e përfitojnë kurrsesi pagesën e trasnportit.

Gazetaret e Fiksit së bashku me fëmijët e fshatit Jubë u nisën në orët e para të mëngjesit në këmbë drejt shkollës. Fëmijët shprehën për Fiksin frikërat që hasin çdo ditë gjatë rrugës. Ku problem kryesorë janë automjetet, pasi kalojnë me shpejtësi dhe çdo ditë janë me frikën se do shtypen nga ndonjë makinë. Shqetësim tjetër që ata shprehën ishte dhe për reshjet e shiut ku treguan se rrugët mbushen me ujë dhe nuk kalojnë dot. Gjithashtu treguan se në rrugë dalin shumë gjarpërinj dhe ndihen shumë të rrezikuar. Në një pjesë të rrugës kalojnë edhe pranë varrezave “ Kemi shumë frikë, kur kalojmë tek varrezat friksohemi shumë sepse jemi të vegjël” shprehet një nga fëmijë.

Administratori i Njësisë Administrative, Denis Ballo i pyetur nga gazetarët e emisionit Fiks Fare e pranon problemin . Ai shpreh se ky problem nuk është vetëm në fshatin Jubë, por dhe në fshatrat e tjera. Kjo si pasojë e një shkelje që është konstatuar nga auditi. Gjithashtu ai tregon se është interesuar disa herë pranë institucioneve përkatëse ku ju është thënë se sipas një vendimi, nxënësit e fshatit Jubë nuk përfitojnë nga fondi i transportit.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare kërkuan një përgjigje nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitarë, Durrës. Në intervistë për Fiksin Redi Biturku, jurist në këtë drejtori shprehet se fondi i rimbursimit të rrugës është hequr në zbatim të VKM-së nr 119
Z.Biturku tregon se është kryer një procedurë rikonfimimi për nxënësit të cilët përfitojnë pagesat e transportit, në uzhëzim dhe në zbatim të VKM-së nr 119. “ Fatkeqësisht ne jemi të detyruar të zbatojmë VKM-në” përfundon juristi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel