Arkeologët turq nxjerrin kokën e statujës së lashtë të Hygieia, perëndeshës së shëndetit (fotot)

22/05/2024 18:29
Qyteti i lashte i Aizanoi , zbuluar vetem 200 vjet me pare ne Turqi

Arkeologët thonë se kanë zbuluar një kokë statuje 2100-vjeçare që i atribuohet Hygieia, e njohur gjithashtu si perëndesha e shëndetit, në qytetin e lashtë të Laodikeia në jugperëndim të vendit, shkruan rrjeti shtetëror Anadolu Agency.

Copat e statujës 2,100-vjeçare të perëndeshës Hygieia Goddess, u gërrmuan në një ndërtesë në qytetin Laodikeia të provincës Denizli.

Hygieia njihet si bija e Asklepios, zoti i lashtë i mjekimit, sipas medias vendase.

Celal Simsek, kreu i grupit të kërkimit, tha për rrjetin Anadolu se pas zbulimit të kokës vijojnë përpjekjet për lokalizimin dhe të pjesëve të tjera të statujës.

Burimet shtonin se kjo mund të sinjalizojë ekzistencën e një shkolle mjekësie në Laodikeia apo në afërsi të saj.

“Ne e dinim nga burime të lashta se mjekësia ishte e rëndësishme në këtë rajon, dhe se kishte pasur doktorë të vërtetë. Shpresojmë që në të ardhmen të gjejmë dhe pjesët më të ulëta të statujës”.

Simsek shpërndante fotot në rrjetet sociale duke komentuar, “Perëndesha Hygieia sheh përsëri diellin pas 2100 vjetësh në Laodikeia.”

FOTO GALERI
1/3
Arkeologët thonë se kanë zbuluar një kokë statuje 2100-vjeçare që i atribuohet Hygieia, e njohur gjithashtu si perëndesha e shëndetit, në qytetin e lashtë të Laodikeia

Top Channel