“SPAK duhet të kishte kujdes në nxjerrjen e sekreteve hetimore”, Avokati: Shumica u larguan jashtë vendit, kishin frikë nga hakmarrja dhe…

22/05/2024 20:36

Dosja e SPAK, “Metamorfoza 2”, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, mori vëmendje të madhe, pasi koka të krimit të organizuar ranë në pranga, ndërsa u zbuluan raportet mes njëri tjetrit.

Të ftuar në studion e “Breaking”, avokati Kujtim Ibra dhe gazetarja Aida Topalli bën të ditur se përse u përhap lajmi një natë më parë se do të ketë një operacion nga SPAK.

“I kërkojnë disa forca mbështetëse Policisë së Shtetit, duan patrulla shoqëruese për ata që patrullojnë zonën, prandaj përhapet informacioni. Ata nuk kanë pasur informacion se për këtë kanë qenë këto urdhër-arreste, por që do kishte po. Kjo nuk ishte hera e parë që ndodh”, tha gazetarja Topalli.

Avokati thekson faktin që sipas tij duhet që SPAK të ruajë sekretet hetimore, pasi disa prej personave të përfshirë ose do të hakmerren ose do të largohen jashtë vendit.

“SPAK duhet të kishte kujdes në nxjerrjen e sekreteve hetimore, sepse në rastin e Metamorfozës 1 kishte disa vrasje, pas nxjerrës së sekreteve. Këta persona janë larguar pasi e kanë marrë vesh që këto telefonata janë zbërthyer, janë larguar nga Shqipëria edhe nga frika për çështjet e hakmarrjeve”, sipas avokatit Ibra.

Top Channel