Sekretari për Çështjet e Jashtme, Lord David Cameron, parashikohej që gjatë vizitës në Tiranë, të takohej edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Por, menjëherë pas deklaratës për shtyp me kryeministrin Edi Rama u largua drejt Londrës. Pikërisht kjo ndërprerje e vizitës sipas mediave britanike ka të bëjë me një zhvillim të rëndësishëm në pritje të ndodhë në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për një spekulim gjithnjë në rritje se gjatë mbledhjes së sotme qeveritare, kryeministri Rishi Sunak mund të propozojë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë verës.

Për të njëjtën arsye, sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps, shtyu me dy orë fluturimin për në shtetet baltike, ku do të marrë pjesë në një takim të NATO, në mënyrë që të jetë i pranishëm në mbledhjen e kabinetit. Ndërsa kancelari Jeremy Hunt, u tërheq nga ftesa në programin Peston të ITV.

Top Channel