Incidenti gjatë raportimit të Dumanit te Komisioni i Ligjeve, Noka me tone të larta: Je me luhatje, si thua…

22/05/2024 14:31

Kryeprokurori Altin Dumani dhe Flamur Noka u përplasën në Komisionin e Ligjeve.

I pyetur nga Noka për hetimin e inceneratorëve, Dumani u shpreh se shkak është mënyra e kallëzimeve. Por, situata u tensionua kur demokrati e pyeti kryeprokurori nëse prokurorët kanë dekonspiruar dosjen. Dumani e quajti fyese një akuzë të tillë.

Dumani: Pse është copëzuar hetimi për inceneratorët, sepse edhe kallëzimet kanë ardhur si të tilla. Përgjegjësinë do ta zbulojë hetimi, ju e dini që hetimi vijon dhe është në fazën më dinamike

Noka: Si thoni ju nuk kam përgjegjësi

Dumani: Të lutem ta mbaroj, është fyese dhe denigruese të aludosh për personat që me mish dhe me thua janë përpjekur të hetojnë për atë çështje. Kemi punuar ditë natë, orar pa orar. Të lutem ta mbaroj. Nuk është përgjegjësi imja, nuk ka detyrë SPAK të arrestojë

Noka: Është i ligjshëm apo i paligjshëm sipas gjykimit tuaj

Dumani: Unë nuk jap vlerësime! Si mund të shkosh kaq larg të thuash që prokurorët që janë marrë me hetimin kanë dekonspiruar dosjen, po është mundi

Noka: Për sa kohë thoni s’mbaj përgjegjësi..

Bushka: Ju që e keni mikrofonin ndezur dëgjoheni, ju lutem mos flisni nga vendi

Dumani: Unë nuk eci me të dëgjuara, kam prova. Ti dëgjon, unë kam prova

Noka: Jeni i luhatur

Top Channel