“Vijnë tek unë për të heq sehiret”, Milaim Zeka tregon takimin me Burdushin, si deputetët e Kosovës gjenin zgjidhje tek magjistari

22/05/2024 22:52

Analisti Milaim Zeka ka rrëfyer një prej takimeve që kishte me magjistarin e njohur në Kosovë, Burdushin.

Zeka: Një nga rastet e shumta në parlament më sulmonin disa deputetë sepse kisha ardhur nga fryma suedeze, ngaqë më sulmoin të gjithë erdhi një ditë Burdushi.

Curri: Ka një grua që jeton në rrethinat e Prizrenit që është më e fortë se Burdushi

Zeka: Erdhi tani, ai ndodhet në burg, i akuzuar për punët e magjive dhe më tha e di çfarë, po të ofroj video për të parë se cilët ‘vijnë tek unë për të heq sehiret’ mora videot dhe dola në foltore edhe thashë kush ma përmend emrin duke më akuzuar pa asnjë bazë, do ju nxjerr kush ka qenë tek Burdushi, prej asaj dite asnjë sulm nuk kam pasur. Shumica kishin qenë tek Burdushi një shoqëri komuniste që i ka shkul të gjitha pikat e referimit, kanë besuar shumë në magjitë, macen e zezë, kishën e Laçit.

Top Channel