Çmenduri në merkato, Real Madrid merr yllin e njohur, Perez zbulon super-ofertën e frikshme prej 150 mln eurove që po përgatit 05/06 01:10
Reali i Madridit e zhbllokoi shumë shpejt sfidën me Almerian në “Bernabeu”, në kuadër të javës së 32-të të La-Ligas.
Në minutën e katërt, një aksion i nisur thuajse nga zona e Realit u përmbyll me golin e Karim Benzemasë, që nuk mund të bentë ndryshe pas asistit të marrë nga Vinicius Junior, 1-0.
Në minutën e 17-të, erdhi goli i dytë i Realit i shënuar po nga sulmuesi francez. Edhe këtë herë merita kryesore shkon për asistuesin, që ishte sërish brazilian: Rodrygo.
Reali nuk e ndal vrullin edhe pas epërsisë së dyfishtë. Në fundin e pjesës së parë, Benzema shënoi të tretin personal me 11-metërsh.
Ndërsa në kohën shtesë të fraksionit të parë, Lazaro shkurtoi diferencën në 3-1.
Top Channel