Në vitin 2020 Kai Havertz ishte shumë pranë nënshkrimit me Bayern Munich, por ai zgjodhi anglezët e Chelsea. Vetë gjermani foli në lidhje me këtë transferim, duke shpjeguar edhe arsyet pse zgjodhi të bashkohet me londinezët.
“Para transferimit tim në vitin 2020 ka pasur disa spekulime për një kalim nga Leverkusen në Mynih. Unë zgjodha të kaloj në Londër, te Chelsea sepse më pëlqen më shumë të luaj jashtë Gjermanisë. Kalimi te Bayern më dukej disi “i mërzitshëm”, ndaj te Chelsea mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Bayerni është një klub i madh, por synimet e mia janë të luaj në Angli ose Spanjë, sepse janë kampionate shumë konkurruese”, tha Havertz.
Fantazisti gjerman u transferua te Chelsea që në verën e 2020-ës, duke regjistruar 128 ndeshje dhe shënuar 32 gola. Momentet më të veçanta janë padyshim golat në finalen e Champions League dhe në kupën e botës për klube.
Top Channel