Erling Haaland është detyruar të braktisë grumbullimin me Kombëtaren. Bomberi i njohur ishte gati të jepte kontributin e tij te skuadra e Norvegjisë për takimet e eliminatoreve të Euro 2024 ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.
Goleadori i Manchester City po përballet me probleme fizike në ijë. Frenimi i 22-vjeçarit ka shkaktuar panik edhe te kampionët e Anglisë. Manchester City e pret një përballje e zjarrtë në Premier League.
Skuadra e Pep Guardiolës sfidon Liverpoolin në “Etihad Stadium” (1 prill), duel që vjen si gjithmonë në SuperSport. City po lufton me Arsenalin për fitimin e titullit kampion.
Gunners kryesojnë pas javës së 28-të me 8 pikë mbi kampionët në fuqi, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak se rivalët.
Haaland po thyen rekord pas rekordi në sezonin e tij të parë me skuadrën nga Manchesteri. Norvegjezi numëron 28 gola në kampionat dhe 42 në total në të gjithë kompeticionet.
Top Channel