
23/02 22:38
Kombëtarja U19 do të nisë ditën e hënë përgatitjet për dy miqësoret e muajit mars kundër përfaqësueses së Maltës.
Trajneri Armando Cungu zbardhi këtë të shtunë listën me emrat e 20 futbollistëve që do të grumbullohen për këto dy takime, që do të zhvillohen në Maltë.
Lista e lojtarëve kuqezinj të grumbulluar është e përbërë jo vetëm nga futbollistë që aktivizohen në kampionatin vendas. Shumica prej tyre vijnë nga jashtë Shqipërisë.
Një pjesë e këtyre lojtarëve kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipit kombëtar U19. Në listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri Cungu bien në sy edhe emra që aktivizohen e luajnë në klube të mëdha europiane.
Top Channel